MENU
klinika

Abuzim me tenderët

Shtyhet gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut Lefter Alla

13.11.2023 - 16:30

Seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, u shty për shkak të mungesës së Dali Gazidedes, një nga të akuzuarit për abuzim me një tender.

Policia nuk arriti ta sjellë Gazideden në seancë, ndonëse ai është në arrest shtëpi.

Mësohet se seanca e radhës u caktua në 21 nëntor.

Sot ishte seanca e parë dhe gjykata do të shprehej nëse do të pranonte apo jo gjykimin e shkurtuar që kanë kërkuar 10 prej 12 të pandehurve.

Ndaj Lefter Allës, rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Dacit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit.

Erion Isaku akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Për falsifikimin e dokumenteve kanë bashkëpunuar Rasim Daci, Aqif Konesha, Ana Nishku, Dali Gazidedja dhe Kastriot Ibrahimaj.

SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë e 439 mijë lekë.

Masat e sigurisë

-Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”

-Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg) akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”,

-Rubin Kola,Inxhinier urbanistike, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

-Erion Isaku, Drejtor i Urbanistikës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

-Arsen Gjoka,Drejtor i NJVKSH Bulqizë, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

-Kujtim Zogu, Drejtor i Mbrojtjes Civile,(arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

-Denis Xholi, Ish Drejtor Juridik, (arrest me burg), “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

-Rasim Daci, administrator i ‘BOE Egland shpk’, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

-Dalo Gazidedja, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

-Aqif Konesha, administrator i ‘OE 2AF Albania shpk’ , (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

-Kastriot Ibrahimaj, administrator i ‘BE-IS shpk’, (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

-Ana Nishku (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve.