MENU
klinika

Ja çfarë parashikon Bill Gates!

Si do të ndikojë AI në javën e punës?

26.11.2023 - 12:55

Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi që do të ketë në shoqërinë tonë ka qenë një nga temat kryesore të debatit në vitin 2023. Në këtë kuptim, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, bëri një parashikim për inteligjencën artificiale dhe ditën e punës.

Manjati amerikan duket në favor të një jave pune 3-ditore. Në mënyrë që ky propozim të jetë i zbatueshëm, në një intervistë me “podcast”-in “What Now?”, të Trevor Noah, ai përmendi inteligjencën artificiale si një faktor përcaktues. Ai dha si shembull ardhjen e kompjuterëve dhe përdorimin e tyre në punë për të argumentuar përgjigjen e tij: “Unë nuk mendoj se ndikimi i inteligjencës artificiale do të jetë aq shkatërrues sa ai i revolucionit industrial, por padyshim do të jetë aq i madh sa prezantimi i kompjuterit.”

Lidhur me këtë pajisje, Gates pohoi se ai “ndryshoi përgjithmonë” punën e zyrës dhe mbrojti potencialin që ka inteligjenca artificiale: “Ajo mund të ndryshojë tregun e punës. Në të ardhmen do të punojmë më pak se sot”.

Po kështu, ai përjashtoi që zbatimi i inteligjencës artificiale në punë do të thotë domosdoshmërisht humbje e vendeve të punës: “Nëse liron fuqinë punëtore, mund të ndihmosh më mirë të moshuarit. Kërkesa për punë për të bërë gjëra të mira është ende e madhe.”

Edhe pse debati vazhdon ende për avantazhet dhe disavantazhet e mundshme të inteligjencës artificiale, Bill Gates iu drejtua aspektit njerëzor për të mbrojtur tezën e tij: “Qëllimi i jetës nuk është vetëm të punosh. Nëse arrijmë që si shoqëri të punojmë vetëm tre ditë në javë, ndoshta është më mirë”.

Kohëzgjatja e orarit të punës është një çështje që është në fokus si në Evropë. Në rastin e vendit tonë, është vendosur një maksimum prej 40 orësh në javë. Krahasuar me pjesën tjetër të Evropës, Franca e reduktoi javën në 35 orë në fund të viteve ’90, ndërsa në Belgjikë, për shembull, është 38. Vendi evropian me javën më të shkurtër të punës është Holanda, me 31 orë dhe më e gjata, Serbia, me 42 orë, sipas Eurostat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skenarët/ Po më pas çfarë do të ndodhë?

Kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit?


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria