Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka publikuar një dokument, për të cilin thotë së është draft-statuti për Asociacionin.
Ramadani thekson se ky është saktësisht draft-statuti që i është dhënë kryeministrit Albin Kurti, teksa ka publikuar elementet, që siç thotë ai, përmban drafti.
Sipas këtij drafti të publikuar nga Ramadani thuhet se emri do jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe selinë do ta ketë në Mitrovicën e Veriut, vetëm nëse komunat anëtare vendosin ndryshe pastaj.
Draft-Statuti ka gjithsej 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj.
“Asociacioni, i themeluar me këtë Statut, ofron një kornizë vetë-menaxhuese për komunitetin serb të Kosovës brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes lokale dhe nuk do të fitojë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare të saj.
Korniza përfshin mbështetjen e ofrimit të shërbimeve të koordinuara në fusha specifike, me mundësinë për mbështetje financiare nga Serbia dhe një kanal efektiv komunikimi i drejtpërdrejtë për komunitetit serb të Kosovës në Qeverinë e Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Asociacioni ka personalitet juridik, në përputhje me ligjin në fuqi, dhe kapacitetin juridik të nevojshëm sipas ligjit të Kosovës për të përmbushur objektivat e saj, duke përfshirë të drejtën për të poseduar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, për të pasur kompani në bashkëpronësi që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Asociacionit dhe të lidhë kontrata, përfshirë kontratat e punës, si dhe të padisë dhe të paditet”, bëhet e ditur në draft.
Draft Statutin e plotë, lexo KETU