MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon kafeja tek inflamacioni?

22.11.2023 - 12:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon kafeja tek inflamacioni?

Mjeku: Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në të gjithë botën.

Ajo përmban shumë ushqyes të rëndësishëm për shëndetin të cilët janë të nevojshëm për mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike.

Kafeja gjithashtu mendohet se ndihmon në uljen e inflamacionit, të paktën në disa njerëz.

Kjo i atribuohet pranisë së antioksidantëve të cilët jo vetëm e luftojnë inflamacionin por edhe na mbrojnë nga disa sëmundje.

Kërkimet shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org sugjerojnë që pirja e kafesë – edhe në sasi të vogla – mund të ndihmojë në pakësimin e inflamacionit.

Për më tepër,, në kushte të caktuara, kafeja mund t’ju mbrojë më tej kundër diabetitit të tipit 2, sëmundjeve e zemrës dhe ndoshta edhe disa llojeve të kancerit.

Nga ana tjetër, studimet paralajmërojnë se tek disa njerëz, kafeja ka efekt të kundërt, pra e nxit inflamacionin.

Nëse dyshoni se ky rast vlen për ju, AgroWeb.org ju këshillon të zvogëloni ose kufizoni marrjen e kafesë për të vlerësuar nëse një veprim i tillë ndikon në pakësimin apo shtimin e  simptomave të inflamacionit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN