MENU
klinika

Incidentet me tubacionet e gazit

Si po kërkon Rusia të hedhë gurin dhe të fshehë dorën?

09.11.2023 - 09:00

Vitin e kaluar pati një seri shpërthimesh nënujore që çanë tre tubacione që transportonin gaz natyror nga Rusia në Evropën Perëndimore, në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike pasi Moska ndërpreu furnizimet me gaz në Evropë. Megjithatë, duket shumë e vështirë që Rusia të heqë dorë nga të tilla incidente, që për të janë “zakone” tanimë. I fundit dyshohet se ishte në 7 tetor, kur një tubacion nënujor gazi, Balticconnector, që lidh Finlandën dhe Estoninë nën Detin Baltik u dëmtua, dhe “fajtori” sipas qeverisë finlandeze ishte “aktiviteti i jashtëm”. Megjithatë, qeveria paralajmëroi që në atë fazë të mos dilte në ndonjë përfundim, para kohe. Ndonëse gishti i fajit nuk iu drejtua zyrtarisht Rusisë, alarmi u ngrit në Europë dhe shumë shtete u mobilizuan që të mbronin infrastrukturën e tyre. Tani, detaje të reja kanë dalë në dritë dhe Kremlini ka hedhur në tryezë versionin e tij. Ndërkohë, Kina ka njoftuar se është e gatshme të sigurojë informacionin e nevojshëm në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Finland investigates suspected sabotage of Baltic-connector gas pipeline - BBC News

Reagimi rus

Firma ruse e telekomunikacionit Rostelecom ka pohuar se një thyerje në një kabllo telekomunikacioni në fund të Gjirit të Finlandës u zbulua që në 7 tetor. Në një deklaratë, kompania tha se kablloja e thyer ndodhet më pak se 30 kilometra nga gazsjellësi Balticconnector midis Finlandës dhe Estonisë, i cili u dëmtua të nesërmen, më 8 tetor. “Dëmtimi i kabllos me fibra optike Rostelecom në Detin Baltik u regjistrua në orën 23.30 (me orën e Moskës) më 7 tetor. Kablloja ndodhet 28 kilometra nga seksioni i gazsjellësit Balticconnector që u dëmtua më 8 tetor,” thuhet në deklaratën e Rostelecom. Megjithatë, kompania nuk komentoi se çfarë e shkaktoi prishjen e kabllos së saj të telekomunikacionit. Rostelecom njoftoi autoritetet finlandeze për nevojën për riparime më 12 tetor, pasi kablloja kalon pjesërisht nëpër ujërat territoriale të Finlandës. Kablloja, e vlerësuar të jetë rreth një mijë kilometra e gjatë, kalon midis qytetit të Shën Petersburgut dhe rajonit të eksklave ruse të Kaliningradit, midis Lituanisë dhe Polonisë, dhe pjesërisht përmes zonave ekskluzive ekonomike të Finlandës dhe Suedisë. Roja Bregdetare e Gjirit të Finlandës shkroi në platformën X se po mbikëqyrte punën e riparimit në kabllon që po kryente anija ruse, Spasatel Karev.

Finland's Gasgrid says Balticconnector gas pipeline shut down due to suspected leak - LNG Prime

Alarm në Evropë

Pas sulmit, Helsinki tha dyshimi ishte se sabotazhi rus ishte “hakmarrje” për anëtarësimin e Finlandës në NATO në prill të këtij viti.  Por udhëheqësi rus tha se ai as nuk e dinte se gazsjellësi ekzistonte dhe se akuzat ishin “për të shkëputur vëmendjen nga sulmi terrorist i kryer nga Perëndimi kundër Rrjedhës së Veriut”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nëse incidenti provohet të jetë i qëllimshëm, ai do të përballet me një “përgjigje të bashkuar dhe të vendosur” nga aleatët e NATO-s. “Aleatët shprehën solidaritet të fortë me Estoninë dhe Finlandën ndërsa punojnë për të vërtetuar faktet. NATO dhe aleatët po ndajnë informacione për të mbështetur këtë përpjekje,” tha Stoltenberg. Po ashtu, Jüri Saska, komandanti i Marinës Estoneze, tha se ai “nuk do të tërhiqej në spekulime” mbi shkakun e dëmit. Autoritetet finlandeze thanë se dëmtimi i kabllove dhe i tubacionit ndodhi në dy vende të ndryshme në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Finlandës.

No ordinary person could've done it' — leak in Finland-Estonia gas pipeline spurs tension in Baltic

Rreziqet

Tubacioni është e vetmja lidhje direkte e Finlandës me rrjetin më të gjerë të gazit të Bashkimit Evropian dhe vendi ka njoftuar se ka mjaft burime alternative të gazit për të siguruar që siguria energjetike e vendit nuk ishte në rrezik. Incidenti ka ringjallur shqetësimet për sigurinë energjetike pas shpërthimeve të gazsjellësit Nord Stream vitin e kaluar. Tubacioni lidhës Baltik u hap në vitin 2020 dhe përdoret për të dërguar gaz midis Estonisë dhe Finlandës, në varësi të vendit që ka më shumë nevojë në çdo moment. Ai ka qenë kanali i vetëm i importit të gazit natyror në Finlandë që kur importet ruse u ndaluan në maj të vitit të kaluar. Gazi natyror përbën rreth 5% të konsumit të energjisë në Finlandë. Ndaj nuk është fare çudi që edhe këtë herë Rusia hodhi gurin e u përpoq të fshihte dorën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plani i Vladimir Putin dhe "ndihma" e arabëve

A do të “dridhet” Evropa edhe këtë dimër?