MENU
klinika

Analiza

Si shërbimet ukrainase “mburren” me poshtërimin e Rusisë…

09.11.2023 - 10:43

Mikhail Filiponenko, një ligjvënës pro-rus dhe ish-milicist në Ukrainën lindore të pushtuar, shkoi drejt një makine jashtë shtëpisë së tij ditën e djeshme në mëngjes… dhe u hodh menjëherë në erë, raportuan mediat ruse.

Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës mori menjëherë përgjegjësinë për atentatin. “Po, ishte operacioni ynë,” tha Andriy Cherniak, përfaqësues i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, i njohur gjithashtu si GUR, për POLITICO në një bisedë telefonike për sulmin me bombë me makinë.

Inteligjenca ushtarake punoi së bashku me partizanët lokalë ukrainas për t’u përgatitur për të vrarë Filiponenko, tha GUR në një deklaratë. Filiponenko ka lindur në Luhansk dhe ka studiuar në Kiev.

Megjithatë, në vitin 2014 ai iu bashkua mercenarëve të mbështetur nga Rusia, të cilët morën pushtetin dhe ndihmuan Presidentin Vladimir Putin dhe Kremlinin për të vendosur sundimin e tij mbi territoret e pushtuara të Luhansk dhe Donetsk, në Ukrainën lindore.

Mikhail Filiponenko: Ukraine says it killed Kremlin-backed politician in car bombing in occupied Luhansk | CNN

“Ai ishte i përfshirë në organizimin e kampeve të torturës në territoret e pushtuara të rajonit të Luhansk, ku të burgosurit e luftës dhe pengjet civile iu nënshtruan torturave çnjerëzore.

Vetë Filiponenko torturonte brutalisht njerëzit personalisht”, tha inteligjenca ushtarake e Ukrainës. GUR zbuloi adresën e saktë ku jetonte Filiponenko në Luhansk dhe shtoi se spiunët e Ukrainës e dinin se ku jetonin bashkëpunëtorët e tjerë të profilit të lartë në territoret e pushtuara.

“Të gjithë kriminelët e luftës do të ndëshkohen,” tha GUR. Bombardimet me makina të zyrtarëve të emëruar nga Rusia në territoret e okupuara të Ukrainës kanë qenë të shpeshta që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë.