MENU
klinika

Studimi

Si shtimi i kripës në pjatë mund të shkurtojë jetën tuaj me vite

17.11.2023 - 16:36

Studimi, i udhëhequr nga profesori Lu i Shkollës së Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale të Universitetit Tulane në New Orleans, u krye në një kampion britanikësh të moshës së mesme dhe përcaktoi se shtimi i kripës në vakte, rrit rrezikun e vdekjes së hershme.

Siç raportohet nga The Guardian, studiuesit kanë zbuluar se duke shtuar gjithmonë kripë në vaktet e tavolinës ul jetëgjatësinë me më shumë se dy vjet për burrat dhe me një vit e gjysmë për gratë. Ky rezultat nuk përfshin kripën e përdorur për gatim, por vetëm atë që hidhet ekstra mbi pjatë.

Hulumtimi u krye në 500,000 njerëz të moshës së mesme që morën pjesë në studimin e MB Bio Bank, të cilët u ndoqën për nëntë vjet. Pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor ku duhet të tregonin nëse shtonin kripë shtesë në vaktet e tyre dhe sa shpesh.

Krahasuar me njerëzit që nuk shtuan kurrë kripë, ose që e bënin këtë rrallë, ata që gjithmonë i shtonin kripë kishin një rrezik 28% më të madh për të vdekur para kohe. Në moshën 50 vjeç, burrat dhe gratë që shtonin gjithmonë kripë kishin një jetëgjatësi më të ulët përkatësisht 2.3 dhe 1.5 vjet.

Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në rezultate u morën parasysh gjatë studimit, si mosha, indeksi i masës trupore, gjinia, përkatësia etnike, pirja e duhanit dhe pija e alkoolit, aktiviteti fizik, dieta dhe situatat mjekësore si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Ky është studimi i parë që vlerëson marrëdhënien midis shtimit të kripës në ushqim dhe vdekjes së parakohshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Amerikanët, populli që konsumojnë më shumë...

7 ushqimet që kanë më shumë kripë nga sa e keni menduar!