MENU
klinika

"Bashkëpunoi me 5 shtete"

Si SPAK futi në rrjetë grupin e trafikut të drogës ku bënin pjesë Ervin Mata dhe Eralbi Breçani

25.11.2023 - 14:00

Prokuroria e Posaçme ka bashkëpunuar me 5 shtete të tjera me qëllim zbulimin e grupit të trafikut të lëndëve narkotike ku pjesë e tyre ishin Ervin Mata dhe Eralbi Breçani si financues dhe porositës.

Në kohën ku është regjistruar procedimi penal më 28 prill 2023 pas dyshimeve të arsyeshme është konstatuar se veprimet dhe pazaret e këtij këtij grupi ishtë i shtrirë në rrjetet e koduara si SkyECC.

Nëpërmjet ministrisë së drejtësisë me datën 2 Maj 2023 i ka dërguar letër porosi autoriteteve Franceze për të administruar emrat e përdoruesve të kodeve që mbanin Sky ECC, raporton oranews.

Pas marrjës së emrave lëvizja tjetër e SPAK ishte shteti i Brazilit ku hetuesit shqiptarë kërkonin të dinin për trafikimin e një sasie prej 69 kg kokainë nga San Paulo drej Valencias së Spanjës ku dyshimet ishin se kjo sasi ishte kryer nga grupi i personave nën hetim.

Kolumbia ishtë shteti tjetër më të cilën hetusit e prokurorisë speciale kishin nevojë të dinin mbi aktivitetin e grupit të trafikantëve. Kjo për shkak të një ngarkesë prej 1100 kg kokianë e cila ishtë kapur në portin e Santa Martës.

Përtej Amerikës Latine agjentët e BKH nën drejtimin e prokurorisë infomacionë kanë kërkuar edhe nga shteti i Hollandës. Sipas shkresave kërkoheshin të dhëna për tentativë në trafikimit e një sasie lëndë narkotike që ishte nisur nga Amerika e Jugut, ku një ndalesë ishtë në Anteerp dhe me finalizim një magazinë në Hollandë. Shteti i fundit për të cilën SPAK i ka kërkaur ndihmë juridike ishte Gjermania.

Hetusit morën dijeni për një ngarkesë prej 166 kg lëndë narkotike marujanë e cila ishte kapur në kamion që drejtohej nga shqiptari Bajram Grabova.

Sipas SPAK këtij grupi i janë kapur për një përiudhë kohore 2 vite një sasi prej 931 lëndë narkotike. Përveç akuzave të trafikimit një pjesë e tyre po hetohen edhe për pastrim parash, shpërdorim detyre si dhe sigurim i kushteve për të kryer vrasje.

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër