MENU
klinika

"Nuk është hera e parë"

Skandali/ Dhunohet e mitura, denoncimi nga familja

09.11.2023 - 17:53

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda kopshtit privat në Tiranë, ku u dhunua një 3-vjeçare, është bërë publik edhe një tjetër episod dhune ndaj një të miture. Një tjetër skandal bëhet i ditur të ketë ndodhur në një kopësht të Durrësit në shtator dhe është rrëfyer nga mamaja e Soleit 5 vjeç.

Vogëlushja shkonte prej tre vitesh ne kopështin privat të quajtur “Kinder” dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë. Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në Korrik, ku edukatore Mirela e këtij kopështi e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët.

Në lidhje me rastin ka bënë në dijeni drejtoreshën e kopështit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.

Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes. Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.

Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopështit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin