Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të Evropës
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë deri në mesditë parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Pas mesdite mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra
Ndërsa ditën e diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash, më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim.
Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Njoftimi nga SHMU:
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të Europës.
Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave
Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Pas mesdite mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra.
Për ditën e diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim. Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Vlen për tu theksuar se për ditën e diel pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.
E shtunë, 4 nëntor 2023
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 7/14°C
Zonat e ulëta 11/20°C
Zonat bregdetare 14/19°C
Kosovë
E diel, 5 nëntor 2023
Në vendin tonë moti jetë kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje të pakta në veri. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 6/15°C
Zonat e ulëta 11/23°C
Zonat bregdetare 14/22°C