MENU
klinika

Tjetësimi i pronës

SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frroku

20.11.2023 - 12:19

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet burg dhe gjykim i shkurtuar për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frokaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Frokaj akuzohet se ka abuzuar me postin në lidhje me tjetërsimin e pronave, hetime që nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milionë euro.

Veç ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj janë marrë të pandehur edhe ish-kryetari Qarkut Gjok Ndoka, ish drejtori i Urbanistikës i Bashkisë Lezhë Sokol Toma, Bledar Cara ish-jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë, Nikolin Shtjefni, Sokol Vocaj, ish-regjistrues në Kadastrën e Lezhës, Gjovalin Marku, Adiona Martini dhe Juxhina Mema, ish-zyrtar të bashkisë Lezhë, Luigj Paloka topograf dhe Altin Mlikaj, përfitues i pronave të tjetërsuara.