MENU
klinika

Pse po kërkohet të mbahen sërish zgjedhje

Spanja në kaos, shpërthejnë protestat kundër kryeministrit

13.11.2023 - 10:00

U duk se pas zgjedhjeve Spanja arriti më në fund pak qetësi. Megjithatë, në vetëm pak orë, vendi është kthyer në një “fuçi baruti” të vërtetë. Një turmë e madhe pushtoi qendrën e Madridit, duke iu përgjigjur thirrjes së Partisë Popullore Spanjolle, e cila ka bërë thirrje për demonstrata kundër investimit të Pedro Sanchez në të gjitha kryeqytetet provinciale të Spanjës. Dhjetëra mijëra demonstrues protestuan në të gjithë vendin. “Sanchez jep dorëheqjen menjëherë”, “Diktator Pedro Sanchez” thërrisnin demonstruesit e mbledhur në Puerta del Sol. Mes turmës së njerëzve të të gjitha moshave, të rinj, familje dhe të moshuar, valëviteshin flamujt e Spanjës. Grushti i shtetit të Sanchez, i cili, falë një marrëveshjeje me separatistët, e mban atë në qeveri po mobilizon Spanjën e moderuar dhe nacionaliste, e cila kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit. Lideri i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, duke folur nga skena në Puerta del Sol, në Madrid, ku po protestohej kundër investimit të Pedro Sanchez dhe ligjit të ardhshëm të amnistisë për pavarësinë katalanas, kërkoi sërish zgjedhje. “Nuk do të heshtim derisa “të mund të flasim sërish në zgjedhje”, siguroi lideri që nuk arriti të marrë shumicën në Kongresin e Deputetëve në seancën investuese të shtatorit. “A kanë frikë nga votat?”, pyeti Feijóo, duke nënvizuar se ishte “lakmia e Sanchez”, që shkaktoi këtë situatë duke mbivlerësuar peshën e lëvizjes për pavarësi. Një votim për qeverinë e re, me në krye Pedro Sanchez, në parlamentin spanjoll do të zhvillohet këtë javë. Gjithsej 179 nga 350 deputetë do t’i thonë “po” qeverisë së re të koalicionit të majtë, me shumë gjasa më 15 ose 16 nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A është e nevojshme bashkësia për të menaxhuar pasojat e krizës?

“Kriza e Coronës provë ekzistenciale për BE”

Çfarë duhet të dini për të

31 vjet nga Traktati i BE-së