MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë në fundjavë

Stuhia “Ciaran” që po ‘bën namin’ në Evropë pritet të prekë edhe Shqipërisë

03.11.2023 - 13:36

Stuhia “Ciaran” që ka lënë deri më tani 12 të vdekur në Evropë pritet të godasë edhe Shqipërinë. Reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe do të përfshijnë vendin tonë duke filluar nga mesdita e së premtes e deri paraditen e së shtunës, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi.

Ndërkohë, problematike do të jetë edhe era e fortë e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

Stuhia ka goditur Britaninë e Madhe, Gadishullin Iberik dhe Italinë, ka sjellë shira të dendur dhe erëra të forta deri në 200 km në orë. Pritet që kjo stuhi të prekë një pjesë të madhe të Evropës qendrore, ndërsa do të jetë prezentë deri në orët e para të ditës së dielës.

Erërat prej 207 km/h u regjistruan më herët në bregun veriperëndimor të Francës, pasi stuhia goditi edhe Anglinë Jugore, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë, si dhe brigjet e Atlantikut të Spanjës dhe Portugalisë.

Një fëmijë pesëvjeçar ishte një nga dy personat e vrarë në Belgjikë nga rrëzimi i pemëve. Linjat e energjisë elektrike u prishën dhe transporti u ndërpre rëndë. Stuhia arriti në Toskanë të enjten mbrëma dhe guvernatori rajonal Eugenio Giani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi erërat arritën shpejtësinë 140 km/h. Livorno në bregdet dhe qytetet Prato dhe Montemurlo pranë Firences ishin ndër zonat më të prekura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6 viktima, mes tyre 1 e mitur

“Ciaran” godet Evropën veriperëndimore