MENU
klinika

Investigimi i BBC

Sula: Nuk e di pse Basha vishet si Zelenksy, nuk mban as 10 mijë lekë në xhep

02.11.2023 - 17:50

Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula ka folur lidhur me investigimin e BBC në lidhje me lobimin e Lulzim Bashës nëpërmjet një kompanie ruse.

Ai shprehet se nuk dëshiron që ta marrë seriozisht problemin e Bashës. Sipas tij, Basha është aut dhe njëri i keqpërdorur.

Sula ironizon duke thënë se Basha nuk ka as 10 mijë lekë në xhep madje edhe për të blerë byrek, ja mori lekët dikujt tjerët.

“Nuk do të dua ta marr seriozisht problemin e Bashës. Veprimet e tij në subkoshiencën e tij nuk e di pse i bën, veshjen si Zelenksi, byrekun, etj. Ndjej keqardhje për kolegët e mi. Nëse Dash Sula shikon interesat personale do të ishte rehat me Edi Ramën. Jam i vetmi politikan i kësaj legjislature, që i kam dërguar shkresë nëse familjarët e mi mund të marrin Grande nga AZHB. Basha për mua është aut. Njeri i keqpërdorur. Basha nuk mban kurrë 10 mijë lekë në xhep. E patë, edhe për lekut e byrekut ia mori dikujt tjetër”, tha Sula për “News 24”.