MENU
klinika

Vendosën barriera para argjendarisë dhe...

Supergrabitja në Suharekë, 4 autorët vodhën edhe targa

23.11.2023 - 10:10

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e armatosur, pasditen e djeshme rreth orës 15:45 në Suharekë në një argjendari, ku një polic u plagos dhe një tjetër u lëndua gjatë aksionit.

Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Pasi patrulla policore ka mbërritur në vendin e ngjarjes grabitësit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur. Shuma e arit të vjedhur arrin vlerën prej 250 mijë eurosh. Nga hetimet e policisë në vendin e ngjarjes u zbulua se autorët kanë vjedhur targat e një makine, ndërsa kanë vendour barriera për të mos lejuar askënd të afrohet në argjendari ku ndodhi plaçkitja.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, vijon njoftimi i Policisë.

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani ka thënë se ky rast është një incident që hyn në kategorinë e veprave penale të rrezikshme, por që sipas tij raste të tilla mund të ndodhin në çdo vend. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e 4 autorëve.