MENU
klinika

"Kërkova sanksionimin e Serbisë!"

Takimi në Bruksel/ Kurti jep llogari para deputetëve në Kuvend

03.11.2023 - 13:33

Kërkova që të bëhej ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë. E para vepra kriminale dhe terroriste është kryer në teritorin e Republikës së Kosovës, e dyta unë theksova edhe progresin demokratik dhe konomik të Kosovës dhë kërkova që të nënshkruhet marrëveshja bazë e Brukselit e 27 shkurtit që do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë zbatim. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin e marrëveshjes bazike.

Takimi i 26 tetorit në Bruksel
Më 26 tetor, krerët evropianë dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell kanë mbajtur takime veçmas në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në përpjekje për të rënë dakord lidhur me dokumentin e propozuar për zbatimin e marrëveshjes së Bazë e që përmbante edhe një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti pas takimit me liderët evropianë, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshinë edhe draftin evropian për Asociacionin. Ndryshe ka vepruar president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas deklaratës nga Qeveria e Kosovës, ai ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër me të cilën praktikisht zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor, 2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shefi i UNMIK thirrje Kosovës e Serbisë

“Çështja e targave të zgjidhet përmes dialogut”

Ish-diplomati serb: I vetmi që ësahtë në krye të tij është Washingtoni

“Amerika po e përdor Kurtin për t’i bërë presion Serbisë”

The Guardian: Dy mesazhe shqetësuese!

“BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve”