MENU
klinika

30 mijë profesionistë të lirë do taksohen prej 2024-ës!

Tatimi i të vetëpunësuarve rrit me 30 mln euro të ardhurat

12.11.2023 - 15:10

Më shumë se 30 mijë do të jetë numri i profesionistë të lirë prej vitit që vjen do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre vjetore, ndërsa shuma e parashikuar të mblidhet për buxhetin e shtetit është 30 mln euro. Efektet e ndryshimit ligjor që futet në fuqi nga 1 janari i vitit që vjen është parashikuar edhe në projektbuxhetin 2024.

Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se në vijim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” i miratuar në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ka është parashikuar futja në skemën e taksimit nga 1 janari i vitit 2024 të subjekteve që furnizojnë shërbime profesionale, pritet të mblidhen të ardhura në vlerën 3 miliardë lekë ose përafërsisht 30 milionë euro.

Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Një tjetër arsye zbuloi Ministri i Financave Ervin Mete, se përse erdhi një vendimmarrje e tillë, lidhet edhe me skemën e pensioneve dhe nevojën për të rritur kontributet. Pasi duke i bërë pjesë të skemës së tatimin këta individë bëhet më e kontrollueshme edhe pagesa e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ndërsa për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime dhe diskriminim midis biznesit që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti.

Disa nga profesione që do jenë pjesë e skemës, janë avokatët, fotografët, arkitektët, kontabilistët, dentistët, farmacistët, dizajner, përmbaruesit, videografët, specialistë IT etj. Por një listë të plotë të kategorive që përfshihen në tatim sipas nenit 14 të ligjit për tatimin mbi të ardhurave do ta miratojë Këshilli i Ministrave.

Kategoria e profesionistëve të lirë do tatohet në mënyrë progresive me dy fasha.

Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëpunësimi dhe punësimi/ Si taksohet të ardhurat?

Banka Botërore zbulon skemën e evazionit me TAP në Shqipëri

Biznesi i vogël “tatim” 3-4.5% të të ardhurave

Sa do taksohen të vetëpunësuarit në 2023


Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!