MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Të ha ëmbëlsirë menjëherë pas ushqimit apo më vonë?

27.11.2023 - 14:14

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Të ha ëmbëlsirë menjëherë pas ushqimit apo më vonë?

Mjeku: Kur konsumojmë ëmbëlsirë pas ushqimit, evitojmë rritjen drastike të sheqerit në gjak – gjë që ndodh kur ne konsumojmë ëmbëlsirë me stomakun bosh. Ajo që ndodh pak më vonë është rënia e sheqerit në gjak dhe hapja e oreksit për më shumë ëmbëlsira.

Nëse do mësohemi të konsumojmë ëmbëlsira kur jemi të pangrënë, trupi do të prodhojë më shumë insulinë, gjë që na bën të kemi ndjesi urie të vazhdueshme e cila nuk vjen nga nevoja që ka trupi për kalori, por nga ulje-ngritjet drastike të sheqerit në gjak. Sigurisht kjo nuk do të thotë që mund të konsumoni sa herë të doni një ëmëbëlsirë pas ushqimit dhe nuk do të shëndosheni. Thjesht nëse ju vete mendja për një ëmbëlsirë, është mirë ta merrni pasi të keni ngrënë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimi që paralajmëron rrezikun

“Fast food” ndikon në humbjen e kujtesës?

Nga puthja në mesnatë tek personi i parë që duhet t’ju hyjë në shtëpi

‘Sekretet’ që nuk i dinit për Vitin e Ri