Nëse po kërkon një listë me filma të trishtë, që do të të bëjnë të qash, mos kërko më gjatë, ta kemi përgatitur ne:
Drama sjell historinë e një çifti të cilët ndahen dhe në mes tyre qëndron djali i vogël. Momentet e tyre të bukura dhe dashuria e madhe, zbehen ndërsa persona të tjerë përfshihen në raportin e tyre.
“Roma” është një film nga Alfonso Cuarón dhe frymëzohet nga jeta e tij. Filmi tregon historinë e një familjeje të mesme, e cila përballet me sfida të ndryshme. Filmi nuk është vetëm fantastik, por edhe shumë prekës.
Një grua e re, Abbie, diagnostikohet me kancer dhe vendos që të gjejë një të dashur të ri për mikun e saj të ngushtë, i cili njëkohësisht është edhe i fejuari i saj.
Drama tregon romancën e dy të rinjve: Violet dhe Finch. Ky i fundit e ndihmon Violet të kalojë disa nga dramat e jetës së saj dhe dashurohen së bashku. Ata përjetojnë aventura të bukura, derisa një ngjarje tronditëse i shenjon përgjithmonë.
Një film i errët dhe njëkohësisht shumë i bukur. Abbi Jacobson, e cila luan rolin e një motre të madhe, bën një udhëtim nëpër Los Angeles me vëllain e saj, i cili është i varur ndaj heroinës dhe vajzën e vogël 2-vjeçare. Ajo gjithashtu përpiqet që të shkojë në festën surprizë të të dashurit të saj, ndërkohë që të ftuarit e presin me shumë ankth.
Drama flet për historinë e vërtetë të një nëne e cila kërkon vajzën e saj të humbur. Në procesin e kërkimit, ajo zbulon një seri vrasjesh të pazgjidhura. Viktimat kishin një të përbashkët: Ishin prostituta në Long Island.
Lily Collins shkëlqen në rolin e Ellen, një 20-vjeçare e cila përballet me anoreksinë, edhe pse prej vitesh është pjesë e programeve të rikuperimit. Filmi nuk është i thjeshtë për t’u parë, por kjo e bën kaq të fuqishëm.
“The Boy who Harnessed the Wind”
Filmi flet për historinë e një djali 13-vjeçar, i cili gjen një mënyrë për të shpëtuar fshatin e tij nga uria. Filmi është fenomenal, duke marrë parasysh që regjisori është ai i filmit “12 Years a Slave”. Nëse po kërkon të qash, ky film është i duhuri.
“The Guernsey Literary and Potato Peel Pie Society”
Një autore nga Londra shkëmben letra me një banor të ishullit Guernsey, pas Luftës së Dytë Botërore. Nga letërkëmbimi, autorja nga Londra zbulon se sa e vështirë është jeta pas luftës dhe kjo përvojë ndryshon totalisht pikëpamjen e saj.
Drama tregon historinë e dy fqinjve që krijojnë një lidhje të pamundur, pasi njëri prej tyre diagnostikohet me kancer. Filmi tregon me detaje përvojat e një personi që ngadalë i afrohet vdekjes dhe “vëzhguesit” që e dashuron dhe përjeton dhimbjen në një tjetër dimension.
Në film tregohet miqësia mes Anne Frank dhe Hanneli Goslar, sipas këndvështrimit të këtij të fundit. Që prej ditëve të para të miqësisë dhe deri te ribashkimi i tyre në një kamp përqendrimi, filmi është super rrëqethës.
“If Anything Happens, I Love You”
Që të të thyejë zemrën, një film nuk duhet të jetë i gjatë. Në 12 minuta ky film do të të tregojë jetën e dy prindërve që humbasin fëmijën gjatë një sulmi me armë në shkollë. Dy prindër përjetojnë dhimbjen e tyre të madhe, e cila i bashkon, pavarësisht se sa të ndryshëm janë.
Një gazetare e re nis të dëgjojë zëra dhe të përjetojë kriza të ndryshme, të cilat e ndryshojnë të gjithë jetën e saj. Mjekët shokohen nga fenomeni, ndërkohë që ajo vijon të përkeqësohet. Shumë shpejt, mjekët janë në garë me kohën për të zbuluar pse truri i një gruaje të shëndetshme po vepron kundër saj.
Një nënë sëmuret rëndë dhe nuk ka shërim. Kështu, ajo, përmes humorit dhe optimizmit i shkruan një letër të ndjerë djalit të saj, që ai ta njohë më mirë të ëmën, pas vdekjes së saj.
Me këtë film, thjesht s’do e mbash dot veten. Të thyen zemrën! Nis si një përrallë idilike në verë dhe zhvillohet në një fshat italian. Një djalë kalon verën me familjen e tij në Itali dhe tërhiqet nga një tjetër burrë, në një dashuri që bëhet burim pasioni dhe lotësh.
Një çift përjeton një dhimbje të paimagjinueshme, pasi humbasin fëmijëne tyre nga lindja në shtëpi. Ndërsa ata kërkojnë ta zhvendosin fajin diku tjetër, zemra e tyre nis të nxjerrë në pah brenga dhe t’i copëtojë ata.
Një burrë i ve përballet me depresionin. Tom Hanks, me mjeshtëri, na tregon se sa e vështirë është të përballesh me jetën pasi ke humbur një person të dashur.