MENU
klinika

Pengohen nga Garda

Tensione para Kryesisë së Kuvendit/ Deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë në godinë

06.11.2023 - 11:37

Ditën e sotme ka pasur sërish tensione para Kryesisë së Kuvendit. Tetë deputetë të opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda.

Siç shihen nga pamjet deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Noka, Gështenja, Nallbati, që nuk janë lejuar që të hyjnë në Kryesi, ku do të mbahen edhe mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, e thirrur nga Gazment Bardhi.

Deputeti Flamur Noka kaloi kangjellat dhe hyri në kryesinë e Kuvendit. Korreshi tentoi por nuk mundi.

Tensione para Kryesisë së Kuvendit/ Deputetët e përjashtuar

Deputeti Flamur Noka duke kapërcyer kangjellat e kryesisë së Kuvendit

Pjesë nga debati para Kryesisë:

-Kush e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?

-Është parlamenti fytyra e vërtet e fytyrës Rama-Linda

-Për ça i bën ato sy ashtu

-E ke personale ti mo, personale e keni, trim i madh ti

-Keni pirë raki ju?

-Është çmenduri

-Ik se më vrave, kam dorën e vrarë, ik ooo se më vrave

-Të afrohet njeri të prekë me dorë dhe të shohin, guxoni , hajdut, pisa… juntë është kjo? Ça janë këta gangsterë

Grupi i Rithemelimit, që mbështet Sali Berishën dhe mbështetësit e Gazment Bardhit janë shprehur të vendosur se do të vijojnë kaosin derisa të përmbushen kërkesat e tyre mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Axhenda:

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024.

Pas paralajmërimit të grupit të Rithemelimit, se do vijonin me skenarin e kaosit  për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre. PS vendosi të ndërmarrë planin B atë të mbledhjeve online.

Ndërkohë Gazment Bardhi sërish do t’i thërrasë të tijtë në një mbledhje në orën 10 e 30 në kryesinë e kuvendit.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.