Serbia është tërhequr nga vendimi për të organizuar zgjedhje në territore të Kosovës, pasi nuk ofrohen kushte për mbajtjen e tyre. Lajmin e ka bërë të ditur, kreu i RIK, Vladimir Dimitrijeviç, shkruajnë mediat e serbe.
“Ne jemi njoftuar nga zyra se nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhore në Kosovë që do të ishte në përputhje me rregulloret ligjore, sepse institucionet e përkohshme të Prishtinës të kryesuara nga Albin Kurti e kushtëzojnë votimin me njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës”, deklaron kreu i RIK, Vladimir Dimitrijeviq
Ky vendim vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi nuk mund të mbahen zgjedhjet nëse nuk ka një marrëveshje ndërshtetërore. Në të kaluarën, zgjedhjet e Serbisë janë lehtësuar nga misioni i OSBE-së dhe deri në vitin 2020 Kosova, nuk e ka penguar organizimin e tyre. Votat janë grumbulluar nga OSBE-ja dhe janë dërguar për numërim në Serbi. Por, në prill të vitit 2022, qeveria Kurti tha se Serbia duhet t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e saj. Serbia refuzoi dhe votuesit serbë nga Kosova kanë votuar në Serbi.