10.11.2023 - 11:41
Një nga tre tragetet që do të ankorohej këtë të premten në portin e Durrësit nuk ka ardhur. Burime nga porti i Barit bëjnë me dije se trageti AF Marina ka pësuar një avari në nisje. Ai është dëmtuar në pjesën e bashit. Deri paraditen e sotme, ai nuk është nisur duke lënë dhjetëra pasagjerë në pritje.
Sipas pasagjereve në traget, ai ka pasur defekt në sistemin e timonit. Koha kur që nisur ka qenë thuajse normale pa erë të fortë dhe dallgëzim.
Pasagjeret kanë ndjerë një përplasje. Ndërkohë ata thonë se ende nuk u është komunikuar ora e nisjes. Përveç pasagjerëve të shumtë, në traget janë edhe kamionët e transportit të mallrave.