Rikthehet horrori në Sarandë. Gjetja e një koke njeriu të groposur në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol, ka rikthyer sërish në vëmendje historinë e frikshme që përsëritet në qytetin bregdetar. Mësohet se policia prej mëngjesit të sotëm ka rinisur kërkimet në zonë por dhe hetimet për të zbuluar pjesë të tjera por mbi të gjitha për të identifikuar se kujt i përket koka, tre ngjarje të tjera mbeten ende të pazbardhura
Disa histori të ngjashme
Në 8 tetor 2005, në vendin e quajtur “Vasilikua” në Konispol u gjet trupi i 45-vjecarit, Zihni Myderizi. Trupit të tij i mungonte koka. Ngjarja dyshohet se kishte si motiv larjen e hesapeve. Viktima varroset pa kokë dhe prej asaj date nuk është gjetur as koka e as autorët. Hetimet janë kryer nga shumë sektorë të Policisë, madje hetimet janë shtrirë deri në Greqi por pa sukses.
Në 16 tetor 2008, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës në Sarandë, nga një grup fëmijësh u gjet një kafkë koke e dekompozuar. Kafkës i mungonte pjesa e poshtme e saj. Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy kocka të vogla. Prej asaj dite nuk është identifikuar as personi kujt i përkiste kafka e as shkaku i vdekjes.
Në 9 maj 2016 në Igumenicë, iu pre koka 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili sipas informacioneve frekuentonte edhe zonën e Konispolit në Sarandë. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Koka e viktimës nuk iu gjet kurrë.