MENU
klinika

Agrikultura në telashe

Tregjet europiane refuzojnë produktet shqiptare

22.11.2023 - 16:58

Produktet shqiptare po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme në tregun europian, por ende problem mbetet niveli i lartë i pesticideve në to. Në forumin e Parë Kombëtar për Standarde dhe Cilësi, organizuar në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO), Shqipërisë iu bë thirrje për shtimin e kontrollit të nivelit të pesticideve në produktet e eksportuara.

Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, u shpreh: “Nuk mund të futeni në tregun europian pa standardet europiane. Agrikultura shqiptare dhe eksportet kanë pasur një rritje në dekadën e fundit. Por, sipas një raporti, një pjesë e produkteve janë ndaluar apo refuzuar në kufi. Arsyeja është dhe mosplotësimi i kushteve të duhura të nivelit të lartë të pesticideve në produkte për të cilat duhet respektuar cilësia dhe standardi, siç po e theksojmë dhe në këtë forum”.

Rasti i fundit i normës së tejkaluar të përdorimit të pesticideve në produktet ushqimore ishte dhe ai i 20 tonëve kastravecë të bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, pranoi problematikën për të cilën shpjegoi se ka kosto të larta për fermerët shqiptarë: “Dua të theksoj mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë luftës biologjike, u përmend pak më parë nga ambasadorja sesa e rëndësishme është që të luftojmë me pesticidet e duhura, por të jetë dhe e përballueshme nga ana e kostove për sipërmarrësit. Prandaj, në 2024, TVSH zerohet për të gjithë këtë kategori”.

Por, sipas vetë eksportuesve, raste të tilla ndodhin pasi fermerët vijojnë të jenë pa mbështetjen dhe nxitjen e duhur për rritjen e cilësisë së produktit, teksa si synim kanë vetëm sasinë: “Nevoja për më shumë trajnim, kulturim sa i përket standardeve të produkteve, por vjen dhe nga mungesa e politikave nxitëse për të punuar drejt bujqësisë organike, me standard, e cila ka kosto për fermerin shqiptar. Nuk mund të jetë vetëm fermeri, por të ndihmojë edhe qeveria”.

Shqetësuese, sipas ekspertëve, mbetet përdorimi i këtyre produkteve të pakontrolluara edhe për konsumin e brendshëm të vendit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, ky konsum në 8 muajt e parë të vitit arriti në 650 milionë dollarë, me një rritje 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë thonë shkencëtarët!

Njihuni me perimen e së ardhmes!

Zhvillimet e fundit në ekonomi

Biznesi këtë javë këtu dhe në botë