MENU
klinika

Pritet "Parada Kuq e Zi"

Treni i festave të Nëntorit me fëmijët e Tiranës

27.11.2023 - 15:07

Tirana mirëpret Festat e Nëntorit me një kalendar të larmishëm aktivitetesh që kulmon me “Paradën Kuqezi”.

Ndërkohë të shumta janë aktivitetet e organizuara edhe për fëmijët si nga institucionet arsimore edhe nga bashkia e Tiranës.

Në hapësirat e parkut të liqenit artificial të Tiranë, bashkia ka vendosur në dispozicion të fëmijëve veshur kuqezi, trenin e festave të Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të trenit kuqezi të mbushur me fëmijët e Tiranës, të veshur me simbolet kombëtare.

Po ashtu se “Parada Kuqezi 2023” do të bashkojë mijëra zemra shqiptarësh nga të gjitha qytetet shqipfolëse, arbëreshët dhe gjithë diaspora.

Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, ku do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit.

Parada do të zgjasë disa orë, dhe në të do të parakalojnë disa grupe.

Ndërsa pasditen e 28 nëntorit grupet më të mira të Festivalit të Gjirokastrës, por dhe nga ansamble të tjera do të japin një koncert në sheshin “Skënderbej”.

Në datën 29 Nëntor është parashikuar që, përtej ceremonisë protokollare tek “Varrezat e Dëshmorëve”, Nata e Bardhë të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit