MENU
klinika

“Nuk bën t’i presësh flokët…”

U kritikua për ndryshimin që bëri në pamje, reagon Kiara Tito!

30.11.2023 - 12:38

Surprizat nuk kanë fund për Kiara Titon. Pas lajmit se së shpejti do të bëhet nënë, moderatorja i ka surprizuar fansat me ndryshimin që ka bërë në pamje.

Përmes një postimi në InstaStory, Kiara ka zbuluar për ndjekësit e saj modelin e ri të flokëve, të cilat mesa duket i ka prerë dhe i ka lyer.

“Ndryshime”, ka shkruar ajo krahas fotos.


E teksa shumë prej ndjekësve iu pëlqeu ndryshimi që Kiara kishte bërë, disa të tjerë e kanë kritikuar moderatoren pasi sipas tyre një femër shtazënë nuk duhet t’i presë flokët.

“Nuk bën t’i presësh flokët kur je shtatzënë.”– ka shkruar një komentues, ndërsa një tjetër vazhdoi: “Bën t’i presësh thjesht s’të ecën floku tamam, nuk rritet sepse e kam provuar vetë, pastaj ti si të duash.”

Mirpo rreth këtyre mesazheve ka reaguar vetë Kiara, e cila ka treguar se nuk beson në gojëdhëna të tilla.

“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”- ka shkrua ajo.

Ushqim e flori në bunkerët sekretë

Milionerët po përgatiten për fundin e botës

Cilat ishin arsyet që e çuan ish-opinionisten në afera?

Zhaklin Lekatari flet pa ‘dorashka’: Kam tradhtuar…

JLo dhe Ben Affleck zbulojnë arsyen

Pse u ndanë 3 ditë para dasmës së tyre në 2003