MENU
klinika

"Përgjegjësi kryesor, Berisha"

U plagos më ’21 janar’, gazetari Mahmutaj: Vendimi i Strasburgut i vonuar

17.11.2023 - 20:33

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit, ka komentuar vendimin e Gjykatë së Strasburgut e cila tha se përgjegjës shteti dhe kërkoi të bëhet ri hetim. Në një intervistë për ë Report Tv, ai e konsideroi një lajm të vonuar vendimin e Strasburgut, teksa shtoi se gjatë këtyre 13 viteve me këtë çështje është luajtur ping-pong nga organet e drejtësisë, ndërsa dosja është sfumuar.

Lajm i vonuar, por i mirë. Po shkojmë te 13 vjet nga 21 janari ishte bërë si pong pong mes institucioneve të drejtësisë. Sa herë kalonte nga një hallkë në një tjetër dosja sfumohej. Dëshmitë hiqeshin, provat po ashtu”, tha ai.

Përgjegjës kryesor për 21 janar, Mahmutaj tha se është vetë Berisha, ndërsa kërkoi që rihetohet çështja. Teksa komentoi akuzat e Berishës se 21 janari është hetuar nga militantë të PS, Mahmutaj tha se ish-kryeministri po e ndjen të ftohtin e qelisë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, si e komentoni deklaratën e ministrit Manja, se autoritetet në Shqipëri të ri hetojnë 21 janarin? Si e prite këtë lajm?

Mahmutaj: Lajm i vonuar. Po shkojmë te 13 vjet nga 21 janari ishte bërë si pong pong mes institucioneve të drejtësisë. Sa herë kalonte nga një hallkë në një tjetër dosja sfumohej. Dëshmitë hiqeshin, provat po ashtu. Strasburgu vërtet nuk ka vendim detyrues por këshillues për qeverinë. Strasburgu me këtë vendim ka thënë për të rihapur nga fillimi çështjen, kjo është gjë e mirë edhe pse 13 vjet më pas.

Pyetje: Çfarë nuk di publiku nga ajo që ka ndodhur më 21 janar?

Mahmutaj: Përgjegjësi kryesor është Sali Berisha dihet. Pastaj urdhërues është edhe shefi i sigurisë së Berishës… Ekzekutorët janë Agim Llupo dhe shefi i sigurisë së Berishës. Këto janë ditur por asnjëherë nuk janë akuzuar dhe nuk janë vendosur në dosje këto.

Pyetje: Ti ke qenë atje dëshmitar, u plagose më pas dhe u largove? Je i gatshëm të japësh dëshmi nëse do ketë rihetim? Po për akuzat e Berishës se hetimi është bërë nga një militante e PS çfarë komenti ke?

Mahmutaj: Aman të marrësh seriozisht Berishën tani pas 13 vjetësh. Ai ishte personi që pas asaj që bëri tha do kisha vrarë 1000… do kisha vrarë Edi Ramën. Berisha po e ndjen të ftohtin e prangave dhe të qelisë e ka kuptuar se ku e ka fundin dhe bën deklarata të tilla.

Kërcënimi që i ka bërë që ambasadores amerikane në 97’ që janë publikuar dhe në media. Tha nuk kam për tja falur atë. Kemi Berishën të akuzuar për çështje të tjera që u ka bërë dëme të mëdha shqiptarëve. Kemi raste të tjera, Gërdeci, Rruga e Kombit, i janë shtuar rastet deri atje ku nuk shkon më. Rasti i fundit që Berisha është marrë nën hetim është për mbesën e tij. Imagjino cili shqiptar u njoh dhjetëra, në momentin që i mbushet mendja të blejë një banesë ta blejë si kur po blen një xhaketë.