MENU
klinika

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time”

U sanksionua nga SHBA, dorëhiqet Aleksandër Vulin

03.11.2023 - 17:07

Shefi i spiunazhit serb Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqjen. Ndonëse presidenti Vuçiç i doli në krah kur amerikanë e sanksionuan, duket se ka ardhur dhe fundi i tij. Ka qenë vetë Vulin që ka njoftuar largimin, teksa e ka bërë të qartë se SHBA-BE duan kokën e tij.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Më 11 korrik, Vullin u fut në listën e sanksioneve amerikane. Sipas Thesarit, Vullin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim më 3 nëntor, Vulin tha se presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe, të cilat ai i krahasoi me “ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914”.

“Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.

“Nëse biem dakord ta bëjmë këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga Perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në që nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund as për drejtësinë sociale”, ka vijuar ai.