MENU
klinika

“Do të flas më shumë në kohën e duhur”

U sharkua si ministre e Brendshme, reagon Suella Braverman!

13.11.2023 - 12:22

Ish-sekretarja e Brendshmem, Suella Braverman u shkarkua nga posti mëngjesin e sotëm (13 nëntor) nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Pasi iu kërkua të largohehj nga detyra si ministre, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Braverman, e cila u shpreh se ishte privilegj i madh të shërbente në këtë post, shkruan Sky News.

“Ka qenë privilegj i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme”, deklaroi Braverman, ndërsa shtoi se: “Do të kem më shumë për të thënë, por në kohën e duhur.”

Riorganizimi i qeverisë së Sunak

Kryeministri i Britanisë së Madhe është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës.

Pak minuta pasi u bë zyrtare shkarkimi i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, u raportoi largimi edhe i dy ministrave të tjerë, ai i Arsimit, Nick Gibb dhe i Shëndetësisë, Neil O’Brien.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mori vendimin për shkarkimin e ministres kontroverse të Brendshme, pasi ajo sfidoi javën e kaluar.

Sunak shkarkoi Bravermanin pasi ajo shkaktoi zemërim të gjerë me kritikat ndaj trajtimit të protestave pro-palestineze nga Policia.

Ndërkohë Partia Konservatore njoftoi se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror për të “forcuar ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar mund të jenë shansi i fundit i kryeministrit britanik për të vulosur autoritetin e tij në ekipin drejtues të partisë konservatore përpara zgjedhjeve të përgjithshme që priten vitin e ardhshëm.

“Shqiptarët janë kriminelë”

Me flamur shqiptarë dhe të veshur kuq e zi, qindra e mijëra emigrantë shqiptarë në Angli mbushën sheshet dhe rrugët e Londër në nëntor 2022, duke protestuar kundër deklaratave të ish-ministres së Brendshme, Suella Braverman, e cila i quajti “kriminelë”.

Ata “rrethuan” Parlamentin britanik, duke kërkuar dorëheqjen e saj ndërsa nuk munguan thirrjet “O sa mirë me qen shqiptar”.

Suella Braverman deklaroi në atë kohë se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

Braverman nuk kursye gjuhën e ashpër ndaj atyre që hynin në mënyrë ilegale në vend, teksa u zotua në atë kohë se gjente një mënyrë që të funksionojë skema e Ruandës.

Ish-ministrja e Brendshme akuzoi shqiptarët se po kthehen në kriminelë në vendin e tyre sidomos në fushën e trafikut të drogës dhe atë të kultivimit të kanabisit, një metodë që sipas tyre e kanë shumuar pikërisht shtetasit shqiptar që kanë shkuar në vendin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!