MENU
klinika

Nga shkollat e reja te ‘Kopshti Botanik’

Veliaj rendit disa nga investimet kryesore në kryeqytet për vitin e ardhshëm

14.11.2023 - 21:05

Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 është fokusuar në tre shtylla kryesore: Inovacioni, zhvillimi i qytetit dhe ekonomia.

Në prezantimin e projektbuxhetit në takimin me qytetarë dhe grupe interesi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se viti 2023 ishte një vit fantastik për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit, me mbi 1600 aktivitete sportive, por edhe për shkak të numrit të lartë të turistëve që e vizituan atë. Ai shtoi se buxheti i vitit 2024 është rritur me 7% dhe se investimet do të shkojnë lagje më lagje.

Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.

“Presidenti i Republikës na ka dhënë autorizimin për të marrë grantin nga KFË-ja dhe GIZ-i gjerman, për të kaluar në zbatimin e sistemit ekspres të autobusëve. Jo vetëm me autobusë të rinj, por edhe me korsi të dedikuara, ku nuk lejohen makinat. Shumë shpejt do të fillojmë zbatimin e projektit për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re”, shtoi Veliaj.

Ndër të tjera, Veliaj nënvizoi se veç Qendrës TUMO, do të shihet investimi për një shkollë të ngjashme, por për moshat 18-22 vjeç. Sipas tij, në buxhet është parashikuar edhe pagesa e bursës për fëmijët që do të ndjekin mësimin në TUMO. Kjo do të ndodhë nga 1 Janari 2024.

Veliaj tha se shtylla e dytë e rëndësishme e Buxhetit 2024, është nevoja sociale e qytetit.

“Ne do të investojmë për të rritur bllokun e banesave sociale sepse pavarësisht vështirësive që mund të ketë kaluar dikush në jetë, të paktën disa gjëra bazë, si strehimi apo menaxhimi i emergjencave, të cilat Bashkia e Tiranës ka treguar se di t’i bëjë mirë, të vazhdojnë edhe vitin tjetër sepse Tirana është një qytet ku askush nuk ngelet pas, pavarësisht fatkeqësisë që mund të ketë pasur”, tha ai.

Arsimi, rinia dhe sporti, janë shtylla e tretë e Buxhetit 2024 për Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku tha se 90% e studentëve që kanë ardhur nga qytetet e tjera në Tiranë, dhe sapo kanë filluar shkollën, do të qëndrojnë në Tiranë. Ndaj, një vend të rëndësishëm në këtë buxhet do të kenë investimet e reja në arsim dhe sport.

“Duhet të përgatitemi, jo vetëm për të pasur konvikte më të mira, por edhe për t’i subvencionuar ato. Deri tani kemi pasur dy vite të suksesshme, ku Bashkia e Tiranës subvencionon gjysmën e pagesës së konviktit, ndërkohë aboneja për studentët është falas. E gjithë puna fantastike që është bërë me Kartën e Studentit, ka sjellë duk. Investimi që duam të bëjmë në Qytetin Studenti, me Kampusin e ri Universitar, ku do të shtojmë kapacitetet për strehim, por edhe për mësimdhënie, është i jashtëzakonshëm. Do të respektojmë edhe kërkesat e fakulteteve për t’u transferuar te kampusi i ri, ku fatmirësisht do të jetë edhe Kolegji i Europës”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se investimet në ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë do të vijojë, por gjtihashtu do të përfundojnë edhe lagjet e rindërtimit, për t’i dhënë zgjidhje familjeve të prekura nga tërmeti.