MENU
klinika

"Do t’i propozoj Ramës emrin e ri"

Veliu dha dorëheqjen, Balla: Drejtuesi i ri i AMP është përzgjedhur

21.11.2023 - 14:28

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Balla u shpreh se procesi i përzgjedhjes ishte i hapur dhe pjesë e konkurrimit u bënë 26 kandidatë.

“Ne kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Si asnjë herë tjetër ka qenë një proces i hapur, kanë konkuruar 26 kandidatë dhe kemi mbërritur në një shortlist me 5 kandidatura. Unë besoj se do t’i përmbyllim dhe do t’i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri dhe do të kemi dhe një komunikim tjetër”

I pyetur për pozicionin e ri që do të marrë Veliu pas largimit nga AMP, Balla tha se do të njoftohet në një moment të dytë.

“Kur të jetë pozicioni tjetër do ju njoftoj, po flasim për AMP, mendoj se në procesin e vetëpastrimit të policisë, AMP është e rëndësishme të jetë në koordinim me institucionet e tjera”, tha ai.