Një 29-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Kavajës ditën e sotme si i dyshuar se ka vjedhur banesën e vëllait të tij. Nga denoncimi bëhet e ditur se janë vjedhur brenda banesës një celular dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 2, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e vëllait të tij, një celular dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”