MENU
klinika

Kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme

Vuçiç shpërndan parlamentin serb

01.11.2023 - 12:09

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç më 1 Nëntor vendosi për shpërndarjen e parlamentin në vend, duke caktuar zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme dhe disa vota lokale për 17 dhjetor.

Vuçiç kishte afat deri më 2 nëntor për të shpallur zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare prej 250 vendesh. Zgjedhjet lokale do të mbahen në rreth 60 komuna, duke përfshirë kryeqytetin, Beogradin.

Kujtojmë se ky vendim vjen pas kërkesës që qeveria serbe dërgoi në zyrën e Presidentit, ku kërkohej shpërndarja e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.

Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë pas vetes 17 të vrarë duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë.

Paralajmërimi i zgjedhjeve të reja, ndodhI në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mes tensioneve që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!