MENU
klinika

Mori vëmendjen e gjigandëve të Evropës

Ylli i ri i Gjermanisë tani kushton 100 milionë euro

19.11.2023 - 13:10

Bajer Leverkusen po përjeton nisje fantastike të sezonit në të gjitha frontet. Virc me të drejtë ka marrë rolin e promotorit në javët e fundit, pas “bumit” të javëve të parë nga Viktor Bonifejs tek “aspirinat”. Kaq ka mjaftuar që klubet më të njohura në Europë të vihen në lëvizje.

Pas Bajernit, Barcelona është vënë në ndjekje të 20 vjeçarit gjerman. Por raportimet nga “Bild” bëjnë të ditur se Leverkusen, nuk ka ndërmend ta lejojë Virc të ikë pa 100 milionë euro.

Vështirë se bavarezët apo katalansit do të jenë në gjendje të shpenzojnë shuma kaq të larta, ndonëse mund të krijojë kushte përmes shitjeve në rigjenerimin e të ardhurave. 6 gola numëron lojtari më i shtrenjtë në urdhrat e Ksabi Alonsos, shoqëruar me 10 asiste në 17 takime.