MENU
klinika

Përplasja me deputetët

Zbardhet shkresa e Kuvendit për Gardën: Emrat e përjashtuar të mos lejohen të fute

06.11.2023 - 16:37

Është zbardhur shkresa që sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj i ka dërguar Gardës së Kuvendit, ku njoftohen për emrat e deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Në shkresë theksohet se deputetët e përjashtuar të opozitës nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare deri në përfundimin e afatit të përjashtimit.

“Në vijim të shkresës tonë 3305/2 datë 1.11.2023, Ju bëjmë me dije se personat për të cilët është marrë masë disiplinore nga komisioni për procedurat, votimet dhe etikën përkatësisht z. Gazmend Bardhi, Bledion Najibati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare në kryesinë e Kuvendit deri në përfundim të afatit të njoftuar me shkresën e lart cituar”, thuhet në shkresën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

 

Përplasja me deputetët, zbardhet shkresa e Kuvendit për