Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, i jep direktivat e tij nëpërmjet mesazheve në email drejtuar drejtuar deputetëve që e mbështesin.
Së fundmi në një fotografi të realizuar në distancë, publikuar nga Gazeta Tema, shihet qartë sesi Berisha i ka dhënë udhëzime deputetes Albana Vokshi mbi qëndrimin që duhet të mbajnë për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani dhe për deputetin socialist Vullnet Sinaj. Sa i takon çështjes për të cilën është arrestuar Jamarbër Malltezi dhe Berisha është nën hetim, në foton e publikuar shihet teksa shkruhet: “Çështja e kompleksit Partizani, dosja falsifikuar…
Për dhunën e ushtruar ndaj këtij të fundit nga deputeti i PD, Gledian Nallbati PS dorëzoi një kallëzim në SPAK. Berisha u jep direktivë deputetëve që të deklarojnë se vetë deputeti socialist Sina i ka provokuar i pari.
Më pas direktivat e Berishës, deputetja Vokshi i shpërndan për t’u bërë të qartë deputetëve të tjerë qëndrimet publike që duhet të mbajnë.