MENU
klinika

I regjistruar vetëm në Dubai

Zbulohet sistemi i veçantë që përdornin grupi i Matës dhe Breçanit për të qarkulluar milionat

27.11.2023 - 18:45

SPAK dyshon se grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit kanë përdorur një sistem të veçantë për qarkullimin e parave.

Mësohet se i emërtuar Haëala, është i regjistruar vetëm në Dubai ndaj dhe konfirmimi i shumave mbetet i vështirë.

Tashmë nën akuzën e trafikut të drogës ndaj tyre dhe 9 emrave të tjerë ka nisur verifikimi pasuror edhe në Shqipëri

Grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Brecanit, siç ka rezultuar edhe nga bisedimet në SKY, ka siguruar fitime të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike. Për të qarkulluar paratë, mësohet se kanë krijuar edhe një formulë të veçantë. Burimet thanë se fondet dërgoheshin në Amerikën e Jugut më dy forma transfertash.

E para duke përdorur transfertat me kompani të regjistruara në Spanjë dhe e dyta përmes një sistemi të quajtur Haëala, një organizim tradicional joformal që nuk është i rregulluar në shumë vende.

Ai mbështetet në një rrjet ndërmjetësish të cilët transferojnë para në emër të klientëve pa përdorimin e një institucioni.

Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK besohet se kjo është një formë e parregulluar me ligj ndaj nuk ka mbikëqyrje rregullatore.

Megjithatë rezulton se Haëala është e regjistruar në Dubai aty ku jetojnë disa prej shume të kërkuarve nga Shqipëria dhe jo vetëm.

Mëgjithatë në Shqipëri mësohet se ka nisur verifikimi pasuror i 11 të akuzuarve si pjesë e kësaj organizate të dyshuar. Për këtë SPAK i ka dërguar kërkesa bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë dokumentuar rreth 931 kg lëndë narkotike të kapura që dyshohet se i përket grupit në fjalë, e ndërsa po dërgohen letër porosi për të verifikuar ngarkesa të tjera përgjatë viteve të fundit./Oraneës

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tentoi eliminimin e dy vëllezërve shqiptarë në Britani

I ‘forti’ i Kukësit transportohet nën masa sigurie drejt Tiranës

“Dalja e këtyre përgjimeve mund të sjellë vrasje”

Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e ‘bombë’: Pritet një skandal i madh