Google publikoi listën “Year in Search 2023”. Përmbledhja vjetore është një paraqitje e njerëzve dhe fenomeneve që zgjuan kuriozitetet anembanë botës.
10. Pedro Pascal: Pas gati dy dekadash me role të vogla në film dhe televizion, Pascal u bë i njohur duke portretizuar Oberyn Martell në sezonin e katërt të serialit “Game of Thrones” dhe Javier Peña në serialin “Narcos”. Roli i tij si Joel Miller në “The Last of Us” e vendosi në qendër të vëmendjes gjatë 2023-shit. Revista Time e vlerësoi atë si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë në vitin 2023.
9. David Beckham: Ish-futbollisti ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por dokumentari “Beckham” – ku tregohen detaje për karrierën dhe jetën e tij personale – e vendosi sërish si një nga njerëzit më të kërkuar në Google.
8. Danny Masterson: Këtë vit, aktori i akuzuar për përdhunim u dënua me një periudhë të pacaktuar prej 30 vjet deri në burgim të përjetshëm, që do të thotë se ai do të ketë të drejtë për lirim me kusht pasi të ketë qëndruar në burg 25 vjet e gjysmë, por mund të mbahet në burg përgjithmonë.
7. Lil Tay: Tay Tian, e njohur si Lil Tay, është një person i njohur në internet. Fama e saj përfundoi në vitin 2018 pasi i ati aplikoi në gjykatën e lartë të Kanadasë për të marrë kujdestarinë dhe për të kontrolluar karrierën e saj. Në 2023-shin, kujdestaria iu dha nënës, gjë që e ktheu Lil Tay-n sërish në qendër të vëmendjes.
6. Jenna Ortega: Aktorja Jenna Ortega e ka nisur karrierën e saj që fëmijë, por roli si Wednesday Addams në serialin komedi-horror të Netflix, “Wednesday”, e shndërroi në një yll të momentit. Për rolin e saj ajo mori nominime në Golden Globe, Primetime Emmy dhe Screen Actors Guild Awards.
5. Travis Kelce: Futbollisti është një emër i njohur i futbollit amerikan, por lidhja me Taylor Swift i dha tjetër publicitet emrit të tij.
4. Kylian Mbappé: Futbollisti, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë, u cilësua nga Time si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë dhe u rendit i treti në listën e Forbes për sportistët më të paguar.
3. Andrew Tate: Tate njihet për promovimin e koncepteve “ultra mashkullore”, “ultra luksoze” dhe në vitin 2022 bëri bujë në media pasi u arrestua në Rumani për trafikim të qenieve njerëzore dhe grup të krimit të organizuar.
2. Jeremy Renner: Aktori u shtrua në spital më 1 janar 2023 si pasojë e një aksidenti që i shkaktoi thyerjen e 30 kockave dhe një traumë në gjoks pasi u përplas me makinerinë e tij që pastronte dëborën. Për fat të mirë, gjendja e tij u përmirësua me kalimin e kohës.
1. Damar Hamlin: Futbollisti i Buffalo Bills pësoi një arrest kardiak në fushë më 2 janar 2023 dhe u dërgua me urgjencë në spital ku qëndroi për nëntë ditë. Ai u shërua plotësisht me kalimin e javëve.