Vajzaaa, po bën ftohtë apo jo! E pëlqeni apo e urreni si fakt, dimri ka ardhur. Nëse kemi mësuar diçka mbi ndërrimin e gardërobës në pritje të motit të ftohtë është pikërisht kjo: në vjeshtë mund të vishni disa gjëra dhe të dukeni super yll, por në dimër veshjet e ngrohta dhe komode janë çelësi për të përballuar temperaturat e ulëta.
Pëlhurat e plota, palltot e gjata prej leshi, pulovra mëndafshi, çizme të gjata, shallet dhe dorashkat duhet të jenë pjesë e stilit tuaj të përditshëm.
Pasi t’i keni para syve të gjitha opsionet e mundshme, jemi të sigurt që do i kombinoni në mënyrën e duhur për të qenë sa më në modë dhe njëherësh funksionale për ju.
Por, si fillim po ju japim ne disa ide të lezetshme:
#1 Pizhama chic
#2 Jumpsuit
#3 Xhaketë më thurje
#4 Pantallona lëkure
#5 Element kadifeje
#6 Veshje pellushi
#7 Fund i gjatë
#8 Çizme mbi gju
#9 Doreza të gjata
#10 Shall si batanije
#11 Triko e trashë
#12 Kostum dhe kombinime
#13 Pulovër e gjatë si fustan