MENU
klinika

Shoferja humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën elektrike

3 vajza të plagosura në Shkodër pas një aksidenti me makinë

03.12.2023 - 18:06

3 vajza janë plagosur sot në Shkodër pas një aksidenti me makinë. 27-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës. Nga përplasja është dëmtuar shoferja dhe dy vajza pasagjere.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 të së dielës në fshatin Zues.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.