MENU
klinika

Detajet/ Të qarat alarmojnë fqinjët

3-vjeçarja mbetet e bllokuar brenda banesës në Fier

05.12.2023 - 15:07

Një tre-vjeçare ka mbetur e bllokuar në banesë në katin e pestë të një pallati në Fier, në lagjen “29 Nëntori”.

Të qarat e të miturës kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe uniformat blu të cilët kane bërë të mundur duke hyrë nga dritarja, zhbllokimin e derës.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, ky është rasti i dytë i zhbllokimit të dyerve për ditën e sotme teksa ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm veçanërisht ndaj fëmijëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kaloni tre paga, pastaj negociojmë"

“Nuk duam lëmoshë”, naftëtarët apel shtetit