MENU
klinika

Letra e Bërnabiç

A dështoi marrëveshja e Ohrit? BE kërkon zbatimin e marrëveshjes

17.12.2023 - 23:02

Qeveria Serbe ka dërguar në Bruskel një letër zyrtare ku shpreh qëndrimin e saj kundër marrëveshjes së Ohrit me Kosovës. Dokumenti bie në kundërshtim me deklaratat që presidenti serb ka bërë në takimet me ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës.

Një letër e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, i dërgoj Bashkimi Europian tregon dështimin e marrëveshjes se Ohrit. Në këtë letër Serbia konfirmon se ka vija të kuqe kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.

Kjo është hera e pare qe Serbia me shkrim deklaron se nuk do t’i zbatojë disa nene të kësaj marrëveshjeje.

Edhe më parë zyrtarët nga Serbia, përfshirë edhe presidentin Aleksandar Vuçiç, kanë deklaruar publikisht se nuk do t’i zbatojnë ato pjesë të marrëveshjes, të cilat i konsiderojnë si “shkelje të interesave kombëtare të Serbisë”.

Mirëpo, zyrtarët nga Brukseli të përfshirë në dialog, i kanë injoruar ato duke konsideruar si “deklarata për konsum të brendshëm”. Ata shpreheshin se, “nuk ka rëndësi çfarë thonë publikisht, por se presidenti Vuçiç do t’i zbatojë të gjitha pikat” siç ka premtuar në takimet me ta në kuadër të dialogut.

Por dërgimi i një letër ne emër të qeverisë serbe ka ngritur pikëpyetje serioze në qarqet ndërkombëtare për vijimin e dialogut.

Marrëveshja kërkon respektimin e integritetit territorial mes palëve. Gjatë fushatës elektorale, opozita serbe ka akuzuar Vuçiç se me pranimin e planit franko-gjerman ka njohur de juro pavarësinë e Kosovës dhe tashmë mbetet vetëm anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.