MENU
klinika

Çfarë ndodh në selinë e PD-së

A do të ketë sot një masë për ish-kryeministrin? Berisha ende nuk ka shkuar në zyrën e tij

30.12.2023 - 12:49

Teksa ka ngelur edhe një orën nga nisja zyrtarisht e seancës gjyqësore në GJKKO, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka shkuar ende në zyrën e tij. Ndonëse ditët e tjera ka qenë për çdo ditë në selinë e PD-së, gazetari Osman Stafa pohoi live për News24, se sot Berisha ende nuk ka shkuar. Nuk dihet nëse edhe kjo seancë e sotme do të mbahet apo do të shtyhet për të disatën herë, ndërkohë situata në PD paraqitet e qetë.

Gjatë së enjtes avokatët e Berishës kanë dhënë prova të tjera dhe kanë kërkuar një CD për të marrë të gjithë debatin gjyqësor. Në seancën në dyer të mbyllura, u tha se Berisha nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u larguar, prandaj kjo kërkesë duhet të kundërshtohet. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Por GJKKO theksoi se nuk kishte marrë asnjë kërkesë zyrtare nga avokatët e Berishës për këtë çështje.

“Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e bërë më parë nga GJKKO. SPAK ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të marrë masën “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore