MENU
klinika

Përgjigjet Gjokutaj

“A do të mbyllet Berisha në selinë e PD pas ‘arrestit’ nga SPAK?”

14.12.2023 - 11:06

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka hedhur poshtë opsionin se selia e PD mund të jetë një vend ku Berisha mund të kryejë “arrestin e shtëpisë”.

Ai tha se Berisha është i vendosur në qëndrimin e tij, kur u pyet për këtë çështje.

Pyetje: A është selia e PD një opsion për “arrest shtëpie” për Berishën?

Gjokutaj: Unë e njoh edhe humorin politik, për shkak të këtij humori gjërat janë nëpërkëmbur. Ka një regji këtu. Kur ne jemi në sallë të gjyqit, hidhet një i majtë nga SPAK… Këto janë historira që nuk më nervozojnë. E zgjidh ligji atë, nuk ka lidhje ajo histori se ai nuk është i pastrehë.

Është njësoj si të arrestojmë një mjek në spital dhe ta lëmë të operoj. Berisha është krejt i qartë në vendimin e tij. Por unë nuk mendoj se do të shkojë deri atje, sepse njerëzit jo për frikë, por Kuvendi nuk ka pse të bëhet palë, pra do ngrihen.