MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A e rrisin rrezikun ndaj kancerit pesticidet tek frutat dhe perimet?

06.12.2023 - 07:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A e rrisin rrezikun ndaj kancerit pesticidet tek frutat dhe perimet?

Mjeku: Hulumtimet tregojnë se personat që hanë fruta e perime që konsiderohet të kenë nivele të larta të pesticideve nuk kanë rrezik më të lartë ndaj kancerit në krahasim me ata që hanë më pak. Ky lloj studimi nuk mund të provojë shkak-pasojë të drejtëpërdrejtë.

Gjithsesi, nuk mund të hiqni dorë nga frutat e perimet, duke qenë se përfitimet që vijnë nga ngrënia e tyre tejkalojnë rreziqet e mundshme nga pesticidet.

Hani 5 racione me fruta e perime në ditë për të ulur rrezikun ndaj kancerit, sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 e shumë sëmundjeve të tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN