Që kur Ursula von der Leyen u bë presidente e Komisionit Evropian, kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka mbajtur rekord nëntë takime dypalëshe me të, më së shumti nga të gjithë liderët e vendeve anëtare të BE-së, raporton Politico. Këtu nuk përfshihen takimet e shumta të politikanëve evropianë në margjinat e samiteve të ndryshme apo udhëtimeve të përbashkëta. Kur shihet numri i takimeve dypalëshe me kreun e Komisionit Evropian, kryeministrja daneze Mette Frederiksen është në fund të listës, e cila nuk ka pasur kurrë një takim dypalësh me Ursula von der Leyen. Kryeministri holandez Marc Rutte dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan me të gjashtë herë secili. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, deri vonë ka zhvilluar pesë takime me Presidentin e KE-së. Është interesant fakti se kancelari gjerman Olaf Scholz është në mesin e atyre që kanë zhvilluar një numër të vogël takimesh me von der Leyen. Domethënë, Scholz është takuar me të vetëm një herë gjatë vitit 2023. Atë vit, Macron u takua me të tre herë. Kancelari gjermane nuk u takua fare me presidentin e KE në vitin 2022. Presidenti francez mbajti dy takime me të atë vit. Pra, kur bëhet fjalë për takimet me von der Leyen, Macron kryeson në raportin 5 me 1 ndaj Scholz. Nëse do të merreshin parasysh udhëtimet e përbashkëta, epërsia e Macron do të ishte edhe më e madhe. Kryeministri holandez Rutte, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takuan secili me Von der Leyen dy herë këtë vit. Ndihma financiare që BE i dha Kroacisë për rindërtim pas tërmetit, është ndoshta një nga arsyet e kaq shumë takimeve midis Plenkoviçit dhe Ursula Von der Leyen.