MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A shfaqen sëmundjet e zemrës nga i ftohti?

23.12.2023 - 07:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A shfaqen sëmundje zemre nga i ftohti?

Mjeku: Një grup mjekësh kardiologë në Suedi kanë ngritur alarmin se në dimër sulmet në zemër janë më të shpeshta. Ata japin disa këshilla dhe rekomandojnë të tregohet kujdes në këto ditë të ftohta. Prandaj personat që vuajnë apo janë në rrezik të sëmundjeve të zemrës, duhet t’i kushtojnë një vëmendje maksimale.

Ushqimi, alkooli, por mbi të gjitha të ftohtit janë përgjegjësit kryesorë për kulmin e infarkteve që regjistrohen. Ekspertët të cilët janë kujdesur për këtë studim, i cili është publikuar në revistën “Jama”, Suedi, tregojnë se i ftohti i madh është një rrezik i mundshëm për zemrën. Në ditët me temperaturë nën 0 °C rritet numri i infarkteve.

Rreziku i sulmit në zemër ulet me 3% në momentin që temperatura rritet me 8 gradë.

Prandaj kujdesuni për veten tuaj, duke zvogëluar ekspozimin ndaj të ftohtit përmes veshjeve dhe ngrohjes së duhur, duke shmangur sforcimet kur temperaturat janë nën zero ose sportet dimërore të domosdoshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN