MENU
klinika

Zbulohen kush janë dy emrat

Afera me inceneratorin e Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhërarreste

08.12.2023 - 22:13

Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar sot (8 dhjetor) 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë sipas News24, dy prej emrave, për të cilët është lëshuar urdhër arrestimi janë Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Mërtiri dhe Zoto dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë.

Sjellim në vëmendje se më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH.

Sipas prokurorisë, nga hetimi “ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.”

“Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k,” thuhej në njoftimin e SPAK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BE pezullon për shkak të korrupsionit 112 mln euro për bujqësinë

Analiza: Skema, si iu dhanë 310 mijë euro indirekt inceneratorit


“Duhet të jeni të përgatitur nëse ju hedhin raketa”

Zelensky: Po përballemi me një vrasës, Putini është Hitler!

“Lufta është pranë! S’duhet të luajmë me zjarrin”

Rama: Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor

“Mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por…”

Zelensky në konferencë me Ramën: Kini besim tek stabiliteti që Ukraina do t’i ofrojë Evropës

Mesazhi i Erdogan për Samitin e Ukrainës në Tiranë

“Gati të rikthejmë palët në tryezën e bisedimeve”