Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 67-vjeçar që shkaktoi aksidentin e djeshëm në aksin “Librazhd-Elbasan”, ku makina me të cilën udhëtonte u përplas me një tjetër, që drejtohej nga një 39-vjeçar.
Aksidenti ndodhi në fshatin Xibrakë.
Si pasojë, u plagos 67-vjeçari dhe katër pasagjerët që po udhëtonin me të si edhe një 11-vjeçare që ndodhej në automjetin me të cilin po lëvizte 39-vjeçari, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.
Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.