MENU
klinika

Silvio Gonzato

Ambasadori i ri i BE-së takim me Ramën: Diskutuam për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit

11.12.2023 - 18:57

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kryeministrin Edi Rama, ku si fokus ishte integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Gonzato bën me dije se gjatë takimit me Ramën ka diskutuar për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe mënyrat sesi ai mund të ndihmojë në këtë rrugëtim.

Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, shkruan Gonzato.

Silvio Gonzato, pasues i Luigi Sorecas në postin e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, më 7 dhjetor i dorëzoi presidentit Bajram Begaj letrat kredinciale. Para emërimit si Ambasador i BE-së në Shqipëri, ai ka qenë Ambasador, Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin